FILMI "I TETI NE BRONX" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 4 months ago
Filmi "I teti ne Bronx" prodhim
i Kinostudios "Shqiperia e Re" - 1970.
Regjisor Viktor Gjika
Skenari Dritëro Agolli dhe Viktor Gjika
Producent Shqipëria e re
Muzika Kujtim Laro.

Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi gjashtë nga shokët e tij të luftës, mësues Thomai, Arifi, Alma, Andoni, Rustemi dhe Xhemali, shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes, ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit, dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.

Aktorët në role
Mevlan Shanaj........ Ibrahimi
Vangjush Furxhi........ Arifi
Yllka Mujo........ Alma
Bexhet Nelku........ Mësues Thomai
Sandër Prosi........ Doktor Kristo Borova
Pirro Mani........ Sali Protopapa
Bujar Kapexhiu........ Spiro, i fejuari i Almës
Dhimitër Trajçe........ Mazllëmi
Qerim Mata........ Lefter Lefteri
Vangjel Grabocka........ Bamkë Qerollari
Petrika Riza........ Rustemi
Robert Ndrenika........ Xhemali
Albert Vërria........ Xhaxha Aliu
Jani Riza........ Guri
Koço Qendro........ Ballisti
Mihal Stefa........ Babai i Ibrahimit
Ndoc Çefa........ Andoni, Skulptori
Kadri Roshi........
Meropi Xhoja........
Pandi Raidhi........
Roland Piperi........Oficeri Gjerman
Perika Gjezi........
Thimi Filipi........
Melpomeni Çobani........