Filmi "Rruge te bardha" është një film i prodhuar në vitin 1974.
Regjia : Viktor Gjika.
Skenari : Vath Koreshi. Producent: Shqipëria e Re.
Muzika : Limos Dizdari.
Përmbajtja e filmit
Një djalë i ri Deda i mbushur me entuziazmin e moshës dhe dashuri për punën endet përgjatë linjës telefonike duke kërkuar shkëputjen. Njerëzit që jetojnë në zona të thella malore presin me padurim të rregullohet linja e t’i urojnë njëri tjetrit Vitin e Ri. Deda vdes i ngrirë në majë të shtyllës duke luftuar me të ftohtin dhe motin e keq.
"Te Rrugët ka diçka prej “Plaku dhe deti”. Mësuesi, poeti dhe shkrimtari amator (Agim Qirjaqi) është alteregoja e Heminguejit, që mbledh shënime për personazhin e Dedës në pritje të rikthimit të tij nga oqeani i dëborës. Gjashtë minuta kohë filmike fokusohet në gjetjen e fillit telefonik të këputur. Pastaj në ndreqjen e tij, duke fiksuar gjithë detajet e mjeshtërisë së punëtorit, i cili manipulon me shpejtësi rutinore mjetet e tij të punës. Pasazhe të tëra me Dedën që çan dëborën në kërkim të së këputurës... Nga ana tjetër kemi kontrastin me botën e ngrohtë, komode, në pritje të Vitit të Ri dhe të Dedës. Kushtet e jetës janë gati pezull e kërkojnë të mbushen nga qenia e punëtorit, i cili përballet me aventurën e punës së tij. Duket sikur e gjithë qyteza dhe shoqëria është në pritjen absurde të tij, teksa pretendon që Deda më parë të ndreqë defektin, të mundësojë vazhdimësinë e komunikimit dhe jetës. Një skenë tjetër prej dy minutash vetmi. Sizifi ynë rrëshqet, orvatet të kapet pas degës në majë të një rrëpire, rrokulliset e rrëzohet përsëri, bie dhe ngrihet … Aty, majë shtyllës së flijimit, i mbuluar nga dëbora dhe ngrica, fillojnë vegimet e para. Bluja dhe e bardha e së ftohtës bëhen ngrohtësisht të kuqe. Deda është duke imagjinuar se si do të ishte alternativa tjetër nëse nuk do të ndjente zërin e brendshëm mistik të sakrificës. Për një çast po ëndërron natën e Vitit të Ri me shokët, duke ndjekur një vallëzim epik të malësisë. Në një pasazh tjetër të filmit, përsëri nën kllapinë e hipotermisë, Deda sheh Zanën dhe xha Rizain (Ilia Shyti) që e përshëndesin nga brenda ambienteve të ngrohta, si për t’i thënë: “Kthehu, ne jemi këtu në rikthimin tënd. Këto vegime na kujtojnë romanin e Niko Kazanzaqisit “Tundimi i fundit” (1951), mbi bazën e të cilit është realizuar edhe filmi i regjisorit amerikan Martin Skorseze (Martin Scorsese), “The Last Temptation of Christ” (1988). Filmi propozon një alternativë të jetës së Krishtit, i cili martohet dhe ka një jetë krejt njerëzore nga ajo e flijimit. Në njëfarë mënyre, Gjika i ka paraprirë ekranizimit të romanit në fjalë duke na propozuar një gërshetim të Sizifit, Plakut dhe detit dhe Krishtit." Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë II, fq.159-161, Tiranë, 2013.
Interpretojnë
Rikard Ljarja, Deda
Elida Cangonji, Zana
Ilia Shyti, Xha Rizai
Robert Ndrenika, Ganiu
Sali Doçi, Mezani
Minella Borova, Bato
Agim Qirjaqi, Profesori
Lec Bushati,Fshatari
Në episode
Antoneta Fishta, Nena

Category
🎥
Short film