Historia e fundjaves - Orinda Huta, ndertoi shtepine e pare me "Fundjaven ndryshe" (4 Tetor 2020)

  • 3 years ago
Në #KlanPlus, #HistoriaeFundjavës transmetohet çdo të dielë në orën 19:30. Nën drejtimin e moderatores së mirënjohur #MirelaMilori, edhe me ndihmën e #ArbërHajdari nga fondacioni ?Fundjavë Ndryshe?, emisioni ?Historia e Fundjavës? ka një mision të veçantë, për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë.

Moderatorja Orinda Huta ka qenë e ftura e radhës në emisionin ?Historia e Fundjavës? në Klan Plus me Mirela Milorin. Huta ka treguar historinë e saj të kontributit në Fundjavën Ndryshe, duke thënë se ka qenë një ndër personazhet e parë publik që është afruar me këtë fondacion.

?Ka qenë muaj i parë i Fundjavës Ndryshe dhe ishte Arbri që erdhi dhe tha pse jo bëheni pjesë e jona, me prezencën tuaj në radhë të parë. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte prezenca dhe qëndrimi afër me këta njerëz.

Shumë prej tyre nuk kishin shtëpi, e nisëm me rastin e Anës që u bëmë bashkë dhe vijuam qoftë me projekte të Fundjavës Ndryshe dhe jam një nga njerëzit që besoj fort në këtë projekt dhe e inkurajoj Arbrin për vazhdimësinë? tha moderatorja.

E pyetur nga gazetarja Mirela Milore, se pse po vijon të jetë pjesë e këtij fondacioni dhe bën gjithmonë bamirësi moderatorja dha këtë përgjigje.

?Besoj në këtë kauzë, besoj në këtë kauzë që beson Arbri. Unë sa herë me jetë mundësia , jam pranë fundjavë ndryshe me çfarë të jetë, jo vetëm me para apo me ushqime por dhe me prezencën time?, u shpreh Orinda Huta.

Nga ana tjetër Arbër Hajdari, drejtuesi i fondacionit e vlerësoi Orindën për kontributin e dhënë në vite./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/