Gjermania kerkon respektimin e "5 Qershorit" |Lajme-News

  • 3 years ago
Dy ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit ku është parashikuar votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Gjermania kërkon që çdo hap në këtë drejtim duhet bërë në përputhje me marrëveshjen e arritur më 5 Qershor.

Mesazhi ka ardhur nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili duket folur në ceremoninë për 30 vjetorin e bashkimit gjerman, tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë një rëndësi të madhe për të ardhmen europiane të vendit, ndaj dhe nënvizoi se çdo diskutim për përgatitjen e tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës.

?Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende?.

Më tej ambasadori gjerman theksoi se perspektiva e integrimit në BE përcakton domosdoshmërinë e vijimit të reformave dhe përmbushjes së kushteve të miratuara nga Këshilli i Bashkimit Europian. Dhe për këtë sipas tij përgjegjësinë kryesore e ka klasa politike shqiptare.

?U bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi?.

Këshilli i Bashkimit Evropian në mars miratoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, por duke kërkuar plotësimin e disa kushteve deri në tryezën e parë ndërqeveritare.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/