#rtvora #rtvoranews
Plot 22 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia, në atë kohë truprojë i ish presidentit Sali Berisha, kërkon të sjellë në gjyq plot 18 dëshmitarë.
Ora News siguron kërkesën e avokatit Idajet Beqiri, i cili ka rreshtuar emrat e 18 personave, që sipas tij duhet të paraqiten për të dëshmuar para togave të zeza.
Mes emrave që kërkon para gjyqit i akuzuari Haxhia ka edhe personazhe të njohur të jetës publike në vend.
Gjykata ka vendosur të shprehet më 9 tetor nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë dhe mbrojtjes të thirrjes së Berishës në Gjykatë.
Pse Berisha ne gjykate?? Ata argumentojnë se Berisha ka pasur një bisedë me Zenel Nezën, truprojen e Hajdarit në spital pak minuta pasi i shpëtoi atentatit.
Prokurori Dritan Nushi sqaroi se Berisha ka qenë personi i parë që takoi Zenel Nezen e shtruar në spitalin e traumes, vërtetuar nga pamjet e dala në vitin 2011 disa vite më vonë pasi çështja ishte gjykuar.
Prokurori tha se biseda është regjistruar në diktofon dhe i pranishëm ka qenë ish deputeti Vili Minarolli dhe gazetari Ylli Rakipi.
Këto pamje janë prova të reja. Gjithashtu kërkohet të thirret të dëshmojë dhe Zenel Neza i cili nuk eshte marrë në pyetje nga prokurorët shqiptarë.
Ndaj Izet Haxhisë ka një dënim në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998.
Më 9 korrik 2002, Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 351 e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ndërsa ky i fundit u ekstradua nga Turqia në qershor 2018.
Ish-deputeti i PD dhe lideri i ?Dhjetori ?90? Azem Hajdari u vra pranë ish selisë së PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.
Për vrasjen e tij është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm Jaho Salihi Mulosmani, ndërsa i akuzuari tjetër Fatmir Haklaj u ekzekutua në një pritë pranë banesës së Mulosmanit nëntorin e 1999-ës. /A.R, OraNews
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-e-azem-hajdarit-nga-ylli-rakipi-te-mbesa-e-berishes-ja-personazhet-qe-kerkon-ne-gjyq-izet-haxhia/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category
📺
TV