Top News - Deklarata e Gjuriç/ Nuk ka dialog pa asosacionin

  • 4 years ago
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se "është e pamundur të paramendohet ndonjë përparim thelbësor në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat e dakorduara". Ai tha se formimi i Asociacionit është "një detyrim i Prishtinës".Gjuriq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, se "po tallet me Bashkimin Evropian dhe Beogradin, duke deklaruar se tema e Asociacionit të Komunave Serbe është e mbyllur për të"."Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është unik për faktin se njëra palë nuk ka nevojë as ta arsyetojë vetveten për moszbatimin e marrëveshjes, dhe për këtë nuk vuan nga ndonjë sanksionim nga ndërmjetësuesit në dialog", tha Gjuriq. Kryeministri Hoti, tha më 24 shtator se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutojë për Asociacionin, sepse ajo marrëveshje është përfunduar më 2013. Takimi në nivel të ekspertëve nga Serbia dhe Kosova, i cili ishte parashikuar të mbahej më 28 shtator në Bruksel, është anuluar. Para se të njoftonte se takimi po anulohej "për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me COVID-19", i dërguari i Posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi se çështja e Asociacionit nuk do të ishte në rendin e ditës, sepse ?njëra palë nuk ishte ende gati për diskutim?. Asosacioni është bërë kështu pengesë në dialogun mes serbisë dhe kosovës, me palën serbe që këmbëngul se vazhdimi i tij varet nga gadishmëria e prishtinës për të filluar zbatimin e tij.
Pamejt: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjuriç#TopChannel