• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qendrave shëndetësore të rinisin shërbimin e check up-it për grupmoshat nga 40 deri në 65 vjeç, shërbim i cili ishte pezulluar gjatë kohës së pandemisë. Ndërkohë që duket se po i kthehmi normalitetit situata pandemike vijon të jetë në nivele të njëjta, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve, mbi 1000 nga të cilët 157 rezultuan pozitiv.

Me shpërthimin e pandemisë Ministria e Shëndetësisë vendosi ndërprerjen e shërbimit check up, për shkak të rrezikut të virusit.

Por gati shtat muaj nga ky moment, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar prej të gjitha qëndrave shëndetësore të rinisin përsëri të ofrojnë këtë shërbim për grupmoshat 40-65 vjeç.

Por ndërkohë që masat anti-Covid po lehtësohen dhe shërbimet në spitale po i kthehen normalitetit, në vendin tonë situata pandemike vijon të qëndrojë në të njëjtat nivele.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë njofton se të enjten është kryer numri më i lartë i testimeve nga të cilat rezultuan pozitiv 157 persona të prekur, ndërsa janë shëruar 230 pacientë.

Fatkeqësisht e ka humbur betejën me virusin SARS-CoV-2 1 qytetar, duke e çuar numrin në total të viktimave në 388.

Aktualisht në spitalet Covid ndodhen 203 të shtruar, nga të cilët 20 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rinis-check-up-i/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended