Top News - Çmimet e apartamenteve/ Shqipëria e treta në Europe

  • 4 years ago
Rritja e çmimit të banesave dhe apartamenteve në Shqipëri nuk ka pasur të ndalur vit pas viti. për pasojë në 2020 shëipëria renditët si vendi i tretë më i shterënjtë në evropë për të blerë një apartament, sidiomos në Tiranë, duke u renditur pas pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020. Sipas revistes Monitor të dhënat janë publikuar nga Numbeo, i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës. Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve, i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet. Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve. Shqipëria renditet e treta nga vendet më të papërballueshme të Europës, me një indeks prej 14.8, çka nënkupton që një familjeje i duhen gati 15 vjet të ardhura për të blerë një shtëpi. Serbia e ka indeksin 17.9 dhe Republika Çeke 16.4 vite. Dy vite më parë, në 2018-n, Shqipëria renditej e 6 në Europë si më e shtrenjta, ndërsa kapërceu shpejt në vend të tretë. Krahasuar me vendet e rajonit, pas tyre renditet Mali i Zi (13.8), ndjekur nga Maqedonia e Veriut (12.4), Bosnjë dhe Hercegovina (12.1). Ndërsa Kosova është më e lira në Ballkanin Perëndimor për të blerë një shtëpi, ku raporti çmim / të ardhura të disponueshme është 11. Ne Itali familjevet u duhen më pak vite të ardhura se atyre shqiptare për të blerë një shtëpi, konkretisht më pak se 10. Edhe në Francë, në krahasim relativ me të ardhurat, çmimet janë më të larta sesa në Shqipëri (14). Në të gjithë Europën, shtëpitë janë më të përballueshme në Austri (10.8), Spanjë (9.5), Gjermani (9.3), Suedi (8.9), Norvegji (8.7). Në kryeqytetin shqiptar, çmimet e apartamenteve variojnë nga 600 në 4 mijë euro për metër katror. Më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj. Sipas Numbeo, për Tiranën, indeksi i përballueshmërisë është 17.1, duke e bërë kryeqytetin shqiptar më të shtrenjtë në raport me të ardhurat sesa qytete të tilla si Roma (16.5), Firence (14.8), Stokholmi (14.7), Vjena (13.7), Barcelona (13.2), Lubjana (13.2), Shkupi (13.5).


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shq...