Top News - Virusi në Kosovë/ E treta në Europë për infektime

  • 4 years ago
Kosova, për mikrobiologun Lul Raka, është aktualisht e treta në Evropë sa i takon numrit të të infektuarve me Covid-19 për 100.000 banorë.


Në një intervistë për ?Radio Evropa e Lirë?, eksperti u shpreh se ndonëse është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve, imunizimi kolektiv merr kohë, dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm. Ai e vendos Kosovën pas Maqedonisë dhe Suedisë, ndërsa shprehu shqetësim për testet e ditëve të fundit në vend, ku pothuajse gjysma e të testuarve, po dalin pozitivë.

Sipas Rakës, ky është një rezultat i ndryshimit të qasjes së testimit sepse tashmë po testojnë vetëm personat simptomatikë, jo asimptomatikët, edhe nëse ata janë në rrethin familjar, e kjo bëhet për shkak të prioriteteve të testimit. Kjo siç thotë ai, ka ndikuar në rritjen e përqindjes së pozitivitetit. Por, është gjithashtu edhe reflektim i rritjes masive të përhapjes së koronavirusit në komunitet. Raka nuk beson se Kosova po shkon drejt imunizimit kolektiv.

Një fenomen i tillë sipas tij merr kohë dhe kërkimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm, e për këtë sjell si shembull hulumtimet që tregojnë se vetëm rreth 4 për qind e popullatës janë të prekur dhe pjesa tjetër është ende e ndjeshme dhe e ekspozuar ndaj virusit. Kosova në 24 orët e fundit shënoi katër të vdekur dhe 203 raste të reja me Covid-19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulRaka#Kosovo#TopChannel