Top News - Mali i Zi/ Rikthehet virusi, tetë infektime të reja

  • 4 years ago
Pavarësisht masave të rrepta, koronavirusi është rikthyer në Malin e zi ku së fundi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19.


Drejtori i Qendrës Klinike malazeze, Jevto Erakovic i tha televizionit Vijesti, se këto raste të reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme dhe se më shumë informacione pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës.

Sipas Erakoviç, aktualisht 51 persona në Mal të Zi rezultojnë me COVID-19. Mali i Zi e shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Por, në 14 qershor atje u regjistrua sërish një rast me koronavirusin e ri.

Ndërkohë, përpara tre ditësh vendi fqinj I mbylli kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të infektimeve. Vendimi hyri në fuqi nga mesnata e 21 qershorit. Qeveria në Podgoricë përmes një harte i ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Sipas kësaj harte, përveç shtetasve shqiptarë dhe atyre kosovarë, që duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe ata të Bosnjë e Hercegovinës. Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JevtoErakovic#Montenegro#TopChannel

Recommended