BSH: Gjysma e pare e vitit tkurri shitjet me 7% |Lajme-News

  • 3 years ago
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme rezultojnë si bizneset më të prekura nga efektet e pandemisë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë me 1374 sipërmarrje të shpërndara në të gjithë vendin, rezulton se bizneset e vogla kanë pësuar rënie të shitjeve me 72%, ndërmarrjet e mesme kanë patur rënie të të ardhurave me 76%, ndërsa të mëdhatë me 64%.
?Ndonëse ecuria e shitjeve paraqet një situatë të rënduar, të tre grupet e ndërmarrjeve vijojnë të kenë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre?.
24.6% e bizneseve të vogla rezultojnë me humbje në 6 muajt e parë të vitit. Te segmenti i bizneseve të mesme e të mëdha, rezultojnë rreth 16% me bilanc financiar negativ: shitjet kanë qënë më të ulta se shpenzimet për të mbajtur biznesin.
?Krahasuar me periudhën e mëparshme, pesha e ndërmarrjeve që kanë raportuar fitim ka shënuar rënie për të tre grupet e ndërmarrjeve?.
40% e bizneseve raportojnë se kanë një hua për të paguar, ndërsa shpenzimet për këstin mujor arrijnë deri në 20% të të ardhurave që sigurojnë nga shitjet.
Rreth gjysma e sipërmarrjeve janë shprehur se nuk kanë mundësi që të kërkojnë një financim të ri nga bankat, ndërsa situata për rënien e kërkesës për kredi është reflektuar edhe te grupi i konsumatorëve.
45% e familjeve të vrojtuara nga banka qëndrore janë shprehur se kanë përkeqësim të aftësisë paguese të kredisë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended