Konkurrenca hap hetim per barnat dhe pajisjet mjekesore |Lajme-News

  • 4 years ago
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hetojë tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore për periudhën e vitit 2019 deri në nëntor të këtij viti.

Qëllimi i hetimit është për të parë nëse ka kufizime ose pengesë të konkurrencës nga ndërmarrjet që operojnë në treg përmes të drejtave që kanë për shitjeve e ilaçeve, lidhjen e kontratave kufizuese dhe peshës që këto biznese kanë në treg.

"Tregu paraqet asimetri në informacion për shkak të marrëdhënieve mes doktorit dhe pacientëve, doktorit dhe prodhuesve/importuesve farmaceutikë, i cili mund të jetë një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të tregut mbi bazën e kërkesës dhe ofertës?, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Lidhur me shërbimet që ofrohen përmes pajisjeve mjekësore në ekzaminimin e gjendjes së sëmundjeve, konkurrenca do të vlerësojë nëse ka kufizime për shkak të të drejtave ekskluzive që kanë kompanitë në marka të caktuara dhe nëse ka deformim të tregut dhe çmimeve.

Komisioni i Konkurrencës ka hapur një hetim në muajin mars edhe për çmimin e shitjeve të maskave dhe dezinfektantëve, por edhe pse raporti do të paraqitej në fund të korrikut, ende nuk ka një vendim për këtë hetim.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/