Top News - Procedohet kryeplaku për drogë/ Arrestohen 6 persona

  • 4 years ago
Gjashtë persona janë arrestuar gjatë mesditës të së hënës nga Policia e Tiranës i dhe ka nisur procedim penal per dy te tjere për vepra të ndryshme penale. Dy prej te arrestuarve kane rënë në prangat e forcave blu pasi gjatë një kontrolli në tokën e tyre u janë gjetur të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara si cannabis sativa. Dy shtetasit e arrestuar janë K.H, 37 vjeç dhe Y.H, 57 vjeç, banues ne zonen e Kasharit, ndërsa është proceduar penalisht kryeplaku i këtij fshati i ku e gjeten bimet narkotike, për veprën penale ? Shpërdorim detyre?. Gjithashtu forcat blu kanë bërë arrestimin e një 41 vjeçari me iniciale M.Ç, pasi gjatë një kontrolli fizik në ?Rrugën e Kavajës? iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ?Vjedhja? dhe ?Dëmtime të tjera me dashje?. Gjithashti sipas njoftimit te policise behet e ditur se eshte proceduar penalisht, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel