Drogë me skafe e gomone, 5 arrestohen në Itali, 3 shpëtuan. U kthyen në Shqipëri për shkak të COVID

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Beached" i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që trasportonin drogë me skafe e gomone përmes rrugës së Adriatikut.

Burimet e RTV Ora kanë konfirmuar se janë firmosur 17 urdhërarreste, 9 prej të cilëve janë për shtetas shqiptarë. Pese prej tyre janë ndaluar dhe janë nën masën e arrestit shtëpiak ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të ndaluarit banonin në territoret e Brindisi, Taranto, Roma, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera.

5 shqiptarë në arrest shtëpiak, 3 shpëtuan prej Covid-19

Sipas burimeve të Rtv Ora ndër 9 shqiptarët nën urdhër arresti, 5 janë në arrest shtëpiak dhe 4 janë shpallur në kërkim. 3 prej tyre figurojnë të jenë kthyer ne Shqipëri dhe për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë. Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/transportonin-droge-me-skafe-dhe-gomone-drejt-italise-arrestohen-17-persona-mes-tyre-9-shqiptar

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv