Ora News - Itali - Arrestohen pesë skafistë shqiptarë, me dy ton drogë në gomone

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Policia italiane informon se ka arrestuar gjatë natës së shkuar 5 skafistë shqiptarë e ka sekuestruar gomonen e tyre me 2 tonë marijuanë në bord të transportuar përmes Adriatikut nga Shqipëria.
Arrestimi i tyre është bërë ndërsa tentonin të shkarkonin drogën nën një urë në stacioni hekurudhor të komunës së Fanos në provincën e Pesaros.
Gomonia është modifikuar me dy motorra të fuqishëm jashtë bordit. Gomonia e lënda narkotike është sekuetruar nga Polcia italiane e 5 skafistët shqiptarë janë vënë nën urdhër arresti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-pese-skafiste-shqiptare-me-dy-ton-droge-ne-gomone/