KESH, çeshtja e dritave ende e pazgjidhur - (28 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot është e diel, nisur nga fakti se Tirana ka përjetuar një natë errësirë dhe është gdhirë pa energji elektrike, shkuam të shohim se sa po punohet për t?i kthyer qytetarëve atë që iu mungon, energjinë elektrike. Rojet tek Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, thonë se drejtori i KESH-it është në Greqi për të zgjidhur situatën, të tjerët janë shpërndarë në pika të ndryshme.

Duke e ditur se problemet e Tiranës i zgjidh një filial i veçantë i qytetit, shkuam edhe aty. Në këtë ndërtesë nuk gjendet asnjë punonjës, vetëm roja. Shkuam në të gjitha institucionet nga mund të na vijë energjia, ndalojmë tek Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, nga varen këto drejtori. Edhe këtu roja nuk mungon dhe mësojmë se të vetmit që janë dukur në këtë institucion kanë qenë ministri dhe zëvendës ministri. Shpresojmë që të gjithë këta të jenë në ndonjë hidrocentral duke zgjidhur çështjen e dritave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/