Rihapen nga 1 Tetori bar-kafete, restorantet dhe pishinat ne ambiente te mbyllura

  • 4 years ago
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura. Lajmin që e dha kryeministri Rama nga Vlora, ministrja Manastirliu e konfirmoi gjatë një videomesazhi këtë të diel. Ajo u shpreh se distancimi fizik dhe higjiena e stafeve që punojnë do të jetë e detyrueshme.

?Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt?, bën me dije Manastirliu.

Megjithatë me hapjen e këtyre aktiviteteve, nuk ka lajm të mirë për ata që duan të festojnë. Ministrja u shpreh se pub-et, diskot, clube-t apo të gjitha aktivitetet e këtij lloji do të vijojnë të mbeten të mbyllura.

?Gjatë këtyre muajve nuk i kemi ndalur për asnjë çast përpjekjet tona për mbrojtjen e shëndetit. Kemi siguruar mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor?, shtoi ajo më tej.

Sipas ministres respektimi i protokolleve është kusht i panegociueshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të vijojnë punën pa ndërprerje bizneset duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

?Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik?, tha ministrja. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/