Brataj: Jane 8 lloje te koronavirusit ne qarkullim |Lajme-News

  • 4 years ago
Rritja e numrit të të infektuarve dhe ulja e vdekshmërisë tregon rënie të agresivitetit dhe ndryshimet që ka pësuar virusi i Covid-19. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19.
?Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm?.
Sipas Bratajt, ulja e virulencës u favorizua nga temperaturat e larta. Por çfarë do të ndodhë me fillimin e shkollës dhe uljen e temperaturave?
?Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e Vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimi të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi?.
Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për covid. Mbi 95 % e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/