Top News - Kultivonin bimë narkotike/ 3 të arrestuar në Kurbin e Bulqizë

  • 4 years ago
Tre persona janë arrestuar nga policia për kultivim të bimëve narkotike në Kurbin dhe Bulqizë.
Një 47 vjeçar banues në Adriatik të Kurbinit është arrestuar pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën edhe 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa në Bulqizë janë arrestuar dy vëllezër, pasi tentuan të kultivonin bimë narkotike. Bazuar në informacione të marra në rrugë operative specialist e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth dhe si rezultat u goditën dy raste të tentativës për kultivim. Dy vëllezërit 58 dhe 46 vjeç banues në këtë fshat I kishin mbjellë bimët narkotike në banesat e tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurbin#Bulqize#TopChannel