Korçë/ Shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, pranga 26-vjeçarit

  • 4 years ago
Forcat e Posaçme ?Shqiponja? në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe kanë arrestuar një person.


Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, Forcat e Posaçme ?Shqiponja? pranë DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, organizuan punën për lokalizmin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Korce#Policia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended