Sali Berisha: Nuk i njohim keto zgjedhje me 1 kandidat (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike do të shprehë nga nesër me anë të prostestave mosnjohjen e asnjë bashkiaku apo komunari të dalë nga procesi i manipuluar. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili i ka cilësuar protestat si betejën më të rëndësishme në historinë e kësaj partie. Berisha ka shpjeguar sot arsyet e mosreagimit të menjëhershëm pas humbjes në zgjedhjet lokale.
"Sepse ne donim të mos interferonim, të linim të konsumonin plotësisht procesin këta. Ju e patë garën me një kandidat, pse ta prishnim ne atë. Kjo ishte shumë e gabuar. Ju e patë mosspjesmarrjen masive të qytetarëve. Ju e shihni se si i poshtëruan zgjedhjet dhe si i poshtërojnë shqiptarët. Për herë të parë në histori nuk thuhet se sa morën pjesë, sepse unë ju them juve, absolutisht nuk kanë marrë pjesë as 24% e zgjedhësve. Dhe nëse nuk kanë marrë pjesë, këta e injorojnë plotësisht, por nëse nuk kanë patur tensione ja do të thonin i trembën demokratët njerëzit. Jo, ne i lamë dhe balotazhi ishte prova më e fuqishme. E kam deklaruar përpara jush atë ditë. Të nesërmen e balotazhit. Nëse qytetarët dilnin në votime ai ishte një leksion që na jepni ne."
Kështu demokratët do të dalin nesër në orën 17:00 në sheshin "Skënderbej" për të nisur kështu ciklin e protestave kundër qeverisë. Mësohet se Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë lejen për mitingun e demokratëve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/