Mesuesit zevendesues presin emerimet ne shkolla - (26 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo është mësuesja e klasës së IV, Saje Hasanlame, e cila aktualisht zëvendëson mësuesen kujdestare të kësaj klase për një muaj, po kaq i është dashur edhe të pres në listën e mësuesve në dispozicion, për të përfituar një vend provizor në pozicionin e saj cikli i ulët. Ajo ka katër vjet që kryen këtë punë.

Në ndryshim nga mësuesit e emëruar, mësuesit në dispozicion nuk i paguajnë ditët e festave, nuk u njihet raporti, pushimet e shkollës dhe leja e zakonshme bëhet në varësi të muajve që kanë dhënë mësim. Pagesa nuk është e caktuar, ajo varjon nga orët që ka punuar. Një orë mësimi është i barabartë me 132 lekë të reja. Për një lëndë gjenden 70 mësues në dispozicion dhe afërsisht 470 të tillë aktivizohen brenda një viti në shkolla.

Dokumentet paraqiten çdo vit për mësues në dispozicion, ku bëhet përzgjedhja nga nota mesatare, kualifikimi etj. Për ata që plotësojnë këto kushte dhe kanë një stazh dy vjeçar, çdo fund Dhjetori bëhen emërime./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/