Situata e qete para zgjedhjeve ne Kosove - (23 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Disa ditë para zgjedhjeve në Kosovë, situata e sigurisë atje është e mirë. Vetë përfaqësuesit e KFOR-it, UMNIK-ut dhe OSBE-së, kanë thënë sot se janë shumë të kënaqur me një situatë të tillë dhe kanë theksuar se KFOR-i dhe policia e UMNIK-ut, do të vazhdojë me masa shtesë për ditën e zgjedhjeve. Megjithatë zëdhënësja e UMNIK-ut ka përsëritur se flamuri shqiptar nuk do të lejohet gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ndërkaq ambasadori Everts, ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp, se dhe Mitrovica veriore, do të votojë në 28 Tetor. Mbi propozimet e disa politikanëve shqiptarë, për zgjedhjet qendrore në Kosovë brenda gjashtë muajve, Everts ka thënë, se për këtë do të merret opinioni i kosovarëve./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/