Atentati, kamerat fiksuan një person që largohet me vrap! Piu kafe para shpërthimit e foli italisht

  • 4 years ago
Pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit në Tiranë, prokuroria e Tiranës u kërkoi në një mbledhje

drejtuesve më të lartë të policisë zbardhjen sa më parë të ngjarjes. Deri tani nga kamerat e sigurisë, është fiksuar një person i cili bënë lëvizje të dyshimta dhe në momentin e shpërthimit largohet me vrap nga vendngjarja.Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se personi i dyshimtë ka konsumuar një kafe në një prej kafeneve pranë vendin ku ndodhi atentati dhe dyshimet e grupit hetimor janë se ngjarja ka lidhje familjare me fisin Reçi. I dyshuari në atentatin ndaj Gjinit është rreth 20 vjeç dhe ka qenë në rolin e bashkëpunëtorit në atentat.

Vetëm pak minuta pas atentatit ka kryer një telefonatë me një nr telefoni e më pas e ka fikur.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës rezulton se 20-vjeçari u maskua duke folur italisht në lokalin ku konsumoi kafe.

Ai ka ndjekur lëvizjet e Preng Gjinit prej datës 19 shtator kur ai ka ardhur në Shqipëri nga Morina.