PD: Policia fshiu kamerat që implikojnë Taulant Ballën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV PD nuk ka ndërmend të ndalet nga akuzat ndaj qeverisë dhe në mënyrë të vecante policisë për rastin ?Xhisiela?.Enkelejd Alibeaj tha se me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka dhënë urdhër të fshihet cdo kamera që impikon Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe Artur Bushit në këtë histori dhe praninë e tyre në komisariatin e Fushë Krujës më 21 korrik ku pretendohet se ata I kanë bërë presion policeve që të mos arrestojnë djalin e deputetit Rexhep Rraja.Deputeti I PD shton se dëshmia e ish nënkomisarit Emiljano Nuhu që implikon zyrtarët e lartëpërmendur në këtë cështje është e vërtete..Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë.Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij.Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik.Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kercënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave.Punonëjsit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policsë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Recommended