"Nëna Parti" quhet grupi muzikor i cili duket se ka guxuar jo vetëm me emrin që ka zgjedhur por edhe me titujt apo stilin e muzikës që bëjnë. Klejd Guza dhe Eduina Aliçka janë dyshja e parë në Shqipëri që ka sjellë një rrymë mjaft të veçantë muzikore dhe bëhet fjalë për ?Vaporwave? dhe ?Synthwave?. Kënga e tyre më e fundit vjen me titullin provokues ?God fell in love with a stripper?. Aristët e rinj kanë vendosur që të sjellin një evokim të periudhës së komunizmit, por sigurisht me nota sarkastike. Projekti me i ri ?God fell in love with a stripper? tregon një histori fiktive, të shkruar nga Fabio Çani, ku Zoti kap vështrimin e Evës duke kërcyer dhe aty i zgjohen anë dhe ndjesi të dobëta, të cilat shkojnë krejtësisht kundër përfytyrimit që çdokush ka për të. Një prej pjesëtarëve të grupit, Klejdin, e kemi në studio, ndërsa Eduinën e kemi në skype.
Nëna Parti lindi si projekt eksperimental mes dy miqve (Klejd Guza dhe Eduina Aliçka) në fillim të 2017-ës si një përpjekje për të sjellë disa rryma muzikore që ishin të përhapura në vendet perëndimore në vitet '80. EP-ja e parë e bandës titullohet ?Outrun P.P.Sh? (Lër pas P.P.Sh.), përmban 4 këngë të ndikuara thellësisht nga ritmet ?synthwave? të viteve 80? dhe fjalime të mbivendosura të Enver Hoxhës për të krijuar një efekt nostalgjie, e cila nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Ndërsa EP-ja e dytë ?Brief Glimpses of Beauty? (Shfaqje të shkurtra të së bukurës) tregon një histori të shkurtër në 4 këngë: bukuria dhe humaniteti shfaqen dhe në periudhat më të errëta. Vizualet e krijuara me mjeshtëri nga artisti Xhon Dervishi tregojnë njç Enver në stilin Cyborg (njeri i ndërthurur me makinë).
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category
📺
TV