• 4 years ago
Elinda Muriqi është një personazh aspak i zakontë, një vajzë që bëri emër në Kosovë duke zgjedhur një profesion të vështirë. Në vitin 1999, në moshën 16 vje?are, ajo ishte femra e vetme vullnetare në batalionin "Atlantiku", e angazhuar gjatë periudhës së luftës. Linda u kthye nga Amerika në Kosovë, për t'iu bashkuar U?K-së me babain Ramizin dhe vëllain boksierin, Elvir Muriqi. Për rreth tre vite e gjysmë ajo ishte truprojë e presidentit Ibrahim Rugova, dhe më vonë e presidentit Fatmir Sejdiu. Ajo është me origjinë nga Peja por së bashku me familjen jetonin në Amerikë që prej vitit 1996. Për një periudhë të shkurtër studioi në "Christopher Columbus High School" (në Bronx) dhe më pas e ndërpreu shkollën për t'u kthyer në Kosovë, aty ku jeton edhe aktualisht. Për një kohë të gjatë ajo ka jetuar mes dy vendeve por vitet e fundit po qëndron më shumë në Kosovë së bashku me një pjesë të familjes së saj. Prej rreth 7 vitesh ajo është shkëputur nga profesioni i saj dhe po shijon atë që e quan si "periudhë pensioni", ndonëse është akoma në moshë të re, jo më shumë se 37 vje?e. Ne sot ishim në një lidhje me Elinda Muriqin e cila për herë të parë dha një intervistë për një televizion shqiptar ku rrëfeu gjithë historinë e jetës së saj dhe punën me dy presidentët e Kosovës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended