Presidenti i ri Jugosllav Koshtunica vizite ne Bosnje - (22 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Presidenti i ri Jugosllav Koshtunica, ka zhvilluar sot vizitën e tij të parë në një nga ish-republikat e Jugosllavisë. Trebinji, qyteti i Bosnje-Hercegovinës, me shumicë serbe, ka pritur sot Koshtunicën, i cili ka deklaruar më parë se vjen në këtë qytet jo si politikan, por për të kujtuar poetin serb Iovan Duçiç, i cili ka vdekur në 1943, në SHBA.

Vizita e presidentit të ri serb, në një prej qyteteve të Bosnje-Hercegovinës është e para e një lideri të shtetit Jugosllav, që nga përfundimi i luftës 8 vjet më parë. Të gjithë liderët politikë të Bosnjes e kanë pritur presidentin e ri jugosllav dhe e kanë shoqëruar atë drejt kishës ortodokse, ku janë kryer dhe shërbesat, për eshtrat e ardhura nga Amerika të poetit serb.

Për disa analistë, vizita e tij në një qytet me popullsi më të madhe serbe, mund të ndikojë jo mirë në marrëdhëniet etnike mes serbëve dhe boshnjakëve në Bosnje. Bosnja nuk ka ende marrëdhënie diplomatike me Serbinë, pasi Millosheviçi nuk pranoi t?i vendoste marrëdhëniet diplomatike me republikën e pavarur të Bosnje-Hercegovinës./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/