• 4 years ago
Besoj të gjithë e kemi vënë re që gjithmonë e më shumë komunikimi ynë po kalon nga telefoni direkt në rrjetet sociale dhe aplikacionet popullore si WhatsApp, Viber, Skype, Messenger, Instagram apo me dhjetëra të ngjashëm. Është e pamundur që dikush që zotëron një celular mos ketë të instaluar të paktën një prej tyre. Përdorimi i aplikacioneve të lidhura me internetin po ul me ritëm të shpejtë përdorimin e thirrjeve ndërkombëtare nga rrjetet celulare, ndërkohë që po kërcënon dukshëm edhe telefonatën tradicionale që kryhet nëpërmjet rrjetit. Pra, gjithnjë e më shumë shqiptarët po përdorin WhatsApp dhe viber për të marrë në telefon.
Gazmir Mani, Përgjegjës i Sektorit të Analizave, Statistikave dhe Rregullit të Tarifave, AKEP tha se reduktimi i thirrjeve dhe sidomos i sms në përdorimin e telefonit ka një rënie vitet e fundit. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit, trafiku total i thirrjeve ndërkombëtare ra në 6.6 milionë minuta, 43% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vitin e kaluar, volumi i thirrjeve ndërkombëtare pësoi tkurrje me 25% dhe ka arritur nivelet më të ulëta historike, megjithëse operatorët prej vitesh i kanë përfshirë në disa prej paketave mujore të komunikimit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended