Incidente ne Tropoje, reagon PD - (19 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Përsëri incident në Tropojë. Forcat speciale, kanë rrethuar në shtëpi, për të arrestuar dy persona në kërkim, në Bujan, pranë Bajram Currit. Nga shtëpia e Avni Malajt është qëlluar me armë në drejtim të policisë. Gra dhe fëmijë të fshatit me në krye kryeplakun e Bujanit, kanë dalë duke protestuar para policisë, e cila është tërhequr për të mos shkaktuar incidente. Menjëherë pas kësaj reagon selia e PD.

?Në Bujan të Tropojës, forcat speciale, kanë bërë dy orë luftë me fshatarët e Bujanit, pasi këto forca kishin sulmuar shtëpinë e demokratit Avni Malaj?, deklaron PD. Sipas zëdhënësit të PD, Edi Paloka, në Tropojë policia nuk qarkullon në qytet dhe situata është tepër e tensionuar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/