Konfiskohet 40% e pasurive te Balilajve | Lajme - News

  • 4 years ago
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 40% të pasurive të Kelmend dhe Bashkim Balilit dhe të shoqërisë në pronësi të tyre. Përmes një njoftimi për mediat thuhet se SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Balilajve, 40% e të cilave tashmë kanë kaluar në favor të shtetit. Bëhet fjalë për rreth 12 mijë metër katror truall, objekti 5 katësh i ish-Kampit të Pushimit të Punëtorëve, i njohur me emrin ?Santa Quaranta?, si dhe 16 apartamente në pronësi të Bashkim Balilit.

Sipas prokurorisë, pasuritë e konfiskuara nuk justifikohen dhe janë vendosur nga aktivitetit kriminal i Balilit. Ndërkohë pjesa tjetër e pasurisë, pas verifikimeve ka rezultuar se është krijuar në mënyrë të ligjshme. Sipas hetimeve, 60 % të pasurisë familja Balili e ka krijuar para se Kelmend Balili të merrej me aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

48-vjeçari është dënuar me 10 vite heqje lirie, për akuzat e ?Trafikut ndërkombëtar të drogës?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Pastrim parash?. Balili u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së parë më 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite heqje lire. Ai u vu në pranga në Janar të 2019-s, pasi u vetëdorëzua në polici, ndërsa është cilësuar nga mediat greke si ?Eskobari i Ballkanit?.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/