• 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar Eftali Sulaj dhe djali i saj Frenki,i cili për shkak të një gabimi mjekësor humbi shikimin kur ishte vetëm 4-muajsh. Një ngjarje e cila ka shënjuar jetën e tyre përgjithmonë, me një kalvarë vuajtjesh, me një fëmijëri të kaluar në sallat e operacionit për Frenkin e vogël por edhe nënë e tij që i është gjendur gjithmonë pranë. Nëna e tij tregon se si ndodhi aksidenti mjekësor:
?? Lindi para kohe me një peshë shumë të vogël dhe mjekët ishin të detyruar që ta fusnin në incubator. Aty si duket oksigjeni I tepërt I shkëputi retinën por ishte një shkëputje e dalëngadalë. Ne e mësuam që ky kishte probleme me shikimin në muaj e 4-tërt kur nuk reagonte ndaj dritës, me urgjencë vajtëm e vizituam dhe gjëja e parë që mjeku na është që duhet të shkonim jashtë?. Me urgjencë u nisëm në Stamboll u krye operacioni parë, mjeku në fillim nuk ishte optimist na tha që do shikojë vetëm hije megjithatë mbas operacionit të parë na dha shpresë që diçka do bëhej. Pastaj sëmundja filloi të përparonte, operacioni parë, pasoi të dytin, të tretin, Frenki ka bërë 6 operacione si pasojë e operacionit të parë ?? u shprej zonja Eftali për kalvarin e peripecive dhe vuajtjeve me të birin për shkak të një gabimi mjekësor.

Category

📺
TV

Recommended