Ish-gjyqtari ne hetim per dhune ne familje

  • 4 years ago
Alaudin Malaj, gjyqtari që dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë thuajse dy muaj më parë, duket se nuk do të ndahet prej saj. Që prej gushtit ai është pjesë e një hetimi penal të prokurorisë. Këtë radhë jo për pasurinë apo aferat korruptive për të cilat u përfol, por për një tjetër vepër penale. Atë të dhunës në familje.

Bashkëshortja e tij e ka kallëzuar në komisariatin 2 në Tiranë, për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe fëmijëve. Megjithëse në proces divorci, prej kohësh, sikurse thuhet në dëshminë e siguruar nga Klan Plus, Malaj ka kryer veprime të frikshme ndaj familjarëve të tij. Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 27 korrik të këtij viti. Pikërisht në këtë datë, në orët e mbrëmjes ai ka shkuar në afërsi të banesës ku jetojnë bashkëshortja me fëmijët dhe ka takuar të birin. Në dëshmi E. Malaj tregon se i ati ka ushtruar dhunë ndaj të birit, e më pas e ka kërcënuar edhe me armë.

?Më mori djali duke qarë në telefon dhe më tha largohu nga shtëpia se do të vijë të të vrasë. Ai erdhi me një vrap të furishëm në drejtim të shtëpisë, është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë kjo gjë?, ka thënë bashkëshortja e tij.

Pas këtij akti, Alaudin Malaj është shoqëruar edhe nga efektivët e komisariatit 2, por duket se dëshmia e bashkëshortes nuk mjafton për arrestimin e tij. Si një provë plotësuese por shumë e fortë do të jetë marrja në pyetje e fëmijëve. Nëse rezulton edhe nga ata që deklarimi i bërë në komisariatin 2 i bashkëshortes së ish gjyqtarit të jetë e vërtetë, atëherë ai do të gjykohet nga ish-kolegët e tij. Klan Plus vendos që për arsye etike të mos publikojë të plotë kallëzimin e bashkeshortes. Në të flitet për akte të rënda e të turpshme nga gjyqtari.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/