Top News - Veliaj lëviz 20 drejtues/ Tiranë, socialistët ndezin motorët

  • 3 years ago
Socialistët e Tiranës kanë ndezur motorët për t?i siguruar mandatin e tretë qeverisës Partisë Socialiste. Burime nga Bashkia e Tiranës shprehen se kryebashkiaku Veliaj ka marrë vendimin për të rifreskuar disa nga drejtoritë e rëndësishme, me qëllim që ish drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore, që duket se ka nisur që tani.

Kjo lëvizje e Erion Veliajt, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Tiranën, lidhet me përpjekjet për të maksimalizuar rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Mësohet se Veliaj i ka takuar personalisht ish drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për një fitore bindëse të PS.

Konkretisht, një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t?ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rifreskimi i strukturave në Bashkinë e Tiranës ka përfshirë edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, e cila do të drejtohet nga Frida Pashako. Ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish drejtorin Rigels Balla. Ndryshime ka edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, ku ish drejtuesi Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa. Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do ta drejtojë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Në fushën e kulturës, duket se ka një rifeskim edhe të drejtuesit të qendrës TEN, ku është emëruar Vitmar Basha. Ndërsa, në krye të shtëpisë muze ?Studio Kadare? ka kaluar Brisi Trajko. Lista vijon edhe me emra të tjerë, të drejtorive më të vogla në strukturën e Bashkisë së Tiranës, ish drejtuesit e të cilave nga sot kanë zbritur në terren për t?u përgatitur për fushatën zgjedhore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UKT#ErionVeliaj#TopChannel