RTVSH mbledhja e këshillit drejtues - (6 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në mbledhjen e tij të dytë brenda dy ditëve këshilli i përgjithshëm drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, ka marrë në shqyrtim strukturën e re të funksionimit të këtij institucioni. Pas diskutimesh dhe debatesh është miratuar struktura e re e paraqitur nga drejtoria e përgjithshme e RTVSH. Me strukturën e re departamenti i lajmeve i RTV do të shkrihen në një të vetme. Po kështu dhe departamenti ekonomik dhe ai administrativë. Do të ketë shkurtim departamentesh nga 12 në 4.

Ndërkohë nuk është folur sot për një strategji për reforma radikale që do të thotë sipas disa anëtarëve të këshillit, koncepte të reja të punës me sa më pak njerëz. Në mbledhjen e sotme është marrë në shqyrtim dhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku vërehen shkelje financiare në RTVSH.

Drejtori i përgjithshëm Edi Mazi është shprehur se ky raport nuk është i formës së prerë. Asnjë nga anëtarët e këshillin nuk e kanë patur në dorë këtë raport, kështu që e kanë lënë shqyrtmin e kësaj pike në një tjetër mbledhje.

Vend në mbledhjen e sotme ka zënë edhe konflikti i zv/drejtorit të përgjithshëm Alfred Dalipi me drejtorin e përgjithshëm Edi Mazi. Lidhur me mos zbatimin e vendimit të Dalipit nga ana e zotit Mazi, për shkarkimin e drejtorin e informacionit në TVSH dhe kryeredaktorin. Ndërkohë që zv/drejtori i përgjithshëm i RTVSH ka deklaruar se në qoftëse nuk zbatohet vendimi i marrë prej tij ai do të jap dorëheqjen./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari