Aktivitete per 100 vjetorin e vdekjes se poetit Naim Frasheri - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Më rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri është organizuar një jubile festiv, i cili do të nis sot në orën 18 në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Ky aktivitet është një nismë e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, mbështetur edhe nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë kuadër sot pasdite do të jetë një mbrëmje festive ku do të marrin pjesë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, ministra të kabinetit Meta, si dhe personalitete të tjera. Në programin e këtij koncerti do të ketë recitime nga aktorë të njohur shqiptarë, si Kadri Roshi dhe Gëzim Rudi, do të ketë gjithashtu dhe muzikë, balet, valle etj.

Në kuadrin e veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së poetit, do të organizohen dhe aktivitete të tjera. Kështu në Pallatin e Kongreseve, ditën e nesërme do të zhvillohet konferenca shkencore ?Naim Frashëri dhe Kultura Shqiptare", të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, bashkë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu po në këtë kuadër do të dali edhe pulla me portretin e poetit tonë kombëtar./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/