Qendrat shëndetësore: S’kemi veshje të posaçme për të shkuar te pacientët me Covid-19

  • 3 years ago
Pacientët me covid që trajtohen nga mjeku i familjes në banesë shpesh paguajnë infermier për tu bërë serume apo injeksione në shtëpi .


Kjo ka rritur edhe më shumë kostot e trajtimit mjekësor të pacientëve covid deri në 1500 euro bashkë me medikamentet që blejnë . Por një urdhër dërguar në rrugë elektronike drejtuese të qendrave shëndetësore nga operatori i kujdesit shëndetësor u kërkon që të marrin masa për të ofruar shërbim infermieror në banese .

Por drejtuesit e qendrave shëndetësore të kontaktuar nga Top Channel thonë se kjo është e pamundur pasi nuk kanë infrastrukturën e nevojshme . Ata nuk janë furnizuar me veshje të posaçme që i mbron nga infektimi me covid siç janë pajisur mjekët dhe infermierët në infektiv. Me buxhete të tyre disa qendra shëndetësore kanë mundur të sigurojnë disa veshje letre të cilat janë një përdorimshe por nuk munden të përballojnë financiarisht veshje të posaçme syze për infermierët që do të duhen të shkojnë në shtëpinë e pacientit me covid pasi riskohet personeli infermieror .

Si mjeket edhe infermierët në qendra shëndetësore janë të irrituar pasi ata nuk janë shpërblyer për punën që bëjnë duke trajtuar paciente me covid.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Infermiert#Veshjet#TopChannel