Rastet me Covid-19 në plazh/ Mjekët në qendrat shëndetësore verore: Pacientët të vijnë me maskë

  • 4 years ago
Në fundjavë, plazhet e Gjirit të Lalëzit mbushen plot me pushues dhe qendra verore shëndetësore është në dispozicion të çdo shqetësimi, por këtë sezon përparësi ka protokolli i sigurisë anti-covid19 dhe kufizimi i përhapjes së infeksionit nga SARS-CoV-2.


Identifikimi i rasteve të dyshuara dhe referimi i tyre është pjesë e punës, po dhe e përball personelin me rrezikun e infektimit.

?Kjo është një periudhë e vështirë edhe për ne në Qendrën Verore. Për të gjithë. Përpiqemi të bëjnë jashtë një tirazhim të vogël dhe pastaj t?i fusim brenda për t?i ofruar shërbimin e nevojshëm.

Kemi pasur disa raste të dyshuara që i kemi referuar sipas udhëzimeve të Ministrisë.

Kemi pasur banorë të zonës që pas referimit po ndiqen nga mjekja e lagjes në distancë, po dhe pushues ditorë nga Tirana, që nuk ndjehen mire dhe janë paraqitur pranë Qendrës e pasi u është bërë anamneza, janë vlerësuar e dyshuar, këto raste janë referuar.?

Temperaturat e larta të verës e vështirësojnë mbajtjen e veshjeve mbrojtëse gjatë të gjithë orarit 24-orësh të shërbimit, po dhe pse i ekspozuar ndaj rrezikut personeli është në krye të detyrës duke respektuar masat bazë të protokollit të sigurisë.

?Hapësirat në qendrën shëndetësore janë të vogla dhe kontakti me pacientin shumë i afërt. Nuk mund të mbajmë gjithë kohës dhe mbrojtjen. Është shumë vapë, por mbrohemi duke mbajtur maskën, dorezat dhe distancimin fizik aq sa është i mundur.?

Mjekja ka një apel për të gjithë.

?Pacientët duhet të kuptojnë situatën dhe të jenë më të përgjegjshëm. Kur vijnë te mjeku të paraqiten minimalisht me një maskë. Të kujdesen për shëndetin e familjarëve dhe të personelit shëndetësor kur paraqiten në qendër. ?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#QendratShendetesore#Plazhet#TopChannel