Top News - Alarm për europen/ OBSH - rastet kaluan ato të marsit

  • 4 years ago
OBSH-ja jep alarmin për gjendjen e pandemisë në Europë, duke theksuar se rastet në kontinentin e vjetër e kanë kapërcyer tashmë nivelin e muajit mars, kur shpërtheu fillimisht sëmundja. Sipas organizatës, situata është e rëndë. Hans Kluge, drejtori rajonal për Europën thotë se ?gjysma e vendeve europiane kanë shënuar një shtim të rasteve në nivelin 100% gjatë dy javëve të fundit, e në shtatë shtete, rritja ka qenë më shumë sesa dyfish. Shifra të tilla sipas tij, duhet të shërbejnë si një ?sinjal zgjimi për të gjithë?. Një tjetër zyrtare e lartë e OBSH-së, Catherine Smallëood, thotë se pozicioni i organizatës vazhdon të mbetet ai në mbështetje të karantinës 14 ditore, në interest ë pacientëve sic thotë ajo. Reagimi i Smallwood vjen pas vendimit të disa vendeve, përfshirë Francën, për të reduktuar periudhën e karantinës së koronavirusit. Ndërkohë, OBSH-ja përmendi Suedinë si një vend për t`u marrë shembull, sepse këto kohët e fundit ka arritur ta shmangë rritjen e rasteve, duke dalluar ndjeëshëm nga shtete të tjera të Europës Perëndimore, e këtu zyrtarja nënvizoi edhe përfshirjen dhe angazhimine vetë qytetarëve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#Rastet#TopChannel

Recommended