Ekzekutohet brenda makines 33-vjecari |Lajme-News

  • 4 years ago
Një 33-vjecar nga Sinaballaj i Rrogozhinës është gjetur mëngjesin e sotëm i vrare brenda në automjetin e tij. Ka qenë një grumbullues qumështi i cili ka parë të pajetë Klevis Kapllanin dhe më pas ka njoftuar policinë.

I riu është gjetur pa shenja jete në makinën e tij, tip Fiat Punto rreth orës 06:00.
Xhami i derës ka qenë i thyer, ç?ka bën të mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma armësh.

Kapllani, i cili kishte dy emra, Bledar dhe Klevis, ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike dhe prej dy vitesh ishte kthyer në vendlindje.
Banorët e zonës thonë se 33-vjeçari punonte në bujqësi me familjen dhe nuk ishte problematik.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një pistoletë, nga e cila nuk është kryer qitje dhe që besohet se është e viktimës.

Ai ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e së hënës, por nuk ishte kthyer më në banesë, ndaj dhe dyshohet se ai mund të jetë vrarë gjatë natës.

Klevis Kapllani ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2-muajsh.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/