• 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra e cila prej disa vitesh jeton në indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook:
?? Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte dicka e rastit, dicka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte dicka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose aspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliwoodin. Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hedhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin?? shprehet Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

Category

📺
TV

Recommended