Shkolla pa termometer ne Korce | Lajme - News

  • 4 years ago
Në shkollën 9-të vjeçare Nuçi Naçi, në Korçë, nxënësit ishin këshilluar nga mësuesit që temperaturën ta matnin në shtëpi.

?Jo nuk na e matën, por na këshilluan që ta matim në shtëpi?.

?E matëm në shpi se sa e kishim. Erdhëm dhe i thamë mësueses se sa e kishim?.

Arsyeja se përse u shkel rregulli i parë i hyrjes së nxënësve nëpër klasa, ishte fakti se shkolla nuk kishte mundur të pajisej me një termometër.

Dhe kjo nuk është shkolla e vetme në këtë situatë. Vetë kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo e pranon këtë, pa dhënë asnjë arsye, se përse shkollat u hapën kur nuk zbatojnë dot rregullat elementare.

?Besoj është një gjë që do të zgjidhet shumë shpejt. Jemi duke e monitoruar situatën. Theksi duhet vënë te distancimi dhe mbajtja e maskës dhe higjiena personale?, tha ai.

Në Elbasan disa shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Për pasojë nuk plotësojnë një tjetër kriter të rëndësishëm që ishte vënë si kusht për të hapur dyert. Si në Korçë edhe këtu Bashkia thotë se do të marrë masat në ditët në vijim, por pa shpjeguar se përse këto masa nuk u morën përpara se të hapeshin shkollat.

Në Elbasan ka edhe mësues të prekur me Covid. Janë 5 të tillë. Në Vlorë janë dy mësues të tjerë. Të gjithë janë izoluar. Në Durrës, u vu re një mungesë e respektimit të distancës në oborret e shkollës.

Në ambientet e brendshme, protokollet u respektuan më me rigorozitet, me klasa të përgjysmuara e me nxënës të pajisur me maska. Por problemi i distancimit në oborre duket se do të vijojë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/