Vajza nga Elbasani, pilote avioni në qiejt e Dubait dhe më tej

  • 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar një vajzë me një histori të veçantë dhe shumë frymëzuese, Xhesina Xhika e cila nga Elbasani sot jeton në Dubai dhe për më tepër ka vendosur të zgjedh një profesion shumë të vecantë e aspak femëror sic është pilotimi.
?? Jetoj në Dubai prej katër vitesh për momenti po e vazhdoj trajnimin në athinë dhe për momentin do të jem këtu për tre muajt e ardhshëm, më pas duhet të shkoj sërish në Dubai se është edhe puna por që po e përdor pak këtë kohë për të vazhduar trajnimin. Në Dubai jetoj prej katër vitesh tashmë dhe jam duke punuar si stjuardesë prej dy vitesh e gjysmë në një kompani ajrore që quhet ?? FlyDubai?? dhe normalisht jeta dhe puna janë atje , thjesht për shkak të situatës së Koronavirusit, që jemi pak më të lirë në punë e kam përdorur këtë kohë për të dhënë më shumë tek trajnimi im dhe për të vazhduar më tej.

Recommended