Intervista me Stefan Çapalikun / Historia 100-vjeçare e Shqipërisë, ‘Otto Witte 5 ditë mbret’

  • 4 years ago
Historia e tij është në kufijtë e të pabesueshmes, por jo e papërfolur, deri dhe nga autorë të huaj. Otto Witte është një magjistar gjerman, që në mënyrë tinëzare, shpallet si mbret i Shqipërisë për plot 5 ditë, gjatë trazirave të 1913-ës. Stefan Çapaliku, e sjell këtë personazh në dukje imagjinar, me këmbë në tokë, duke i veshur cilësitë e shumë prej politikanëve tanë, në qeverisjen njëshekullore. Shfaqja "5 ditë mbret" me regji dhe skenar të Çapalikut vjen nën lojën e dy aktorëve të rinj të talentuar, Rafael Hoxhaj dhe Ismail Shino, që mbajnë publikun të mbërthyer, përmes batutave, gjestikulacionit dhe shkathtësisë për t?iu përshtatur vendeve e ngjarjeve.

Shfaqja premierë "5 ditë mbret" në tarracën e Pallatit të Kulturës (vazhdon këtë fundjavë), ngjet lehtësisht më aktualitetin e protagonistët aktual të politikës, kjo, siç shpjegon regjisori, sepse ngjarjet e politikat përsëriten. Nga shitja e territoreve, tek mungesa e investimeve në resurse, parat e shpejta, pse jo me kultivimin e hashashit janë idetë gjeniale të Otto Ëitte në mbretërinë e tij 5 ditore.Puna për t?u rikthyer tek personazhi ka qenë shumë e lodhshme edhe thellë, sepse kemi bërë edhe kërkim. Kllouni është ai që mbetet përherë i njëjti?, thotë Rafael Hoxhaj.

?Nuk ka qenë një shndërrim vetëm fizik, por ka qenë edhe një punë e madhe kërkimore, që ka bukurinë e vet, sepse ndikon në plotësimin e figurës së personazhit, që ju shihni edhe shijoni?, shprehet Ismail Shino.

Ministrat servilë e të paditur ja bëjnë punën më të lehtë. Por ndërkohe që pushteti e ngjit në shkallet më të larta të mbretërisë, vetmia e gllabëron në skutat e frikës dhe panikut. Çdo t?i mbetet Otto Witte, kur të zbulohet dhe rrugëtimi i tij mbretëror do t?i lërë vend jetës së mëparshme?

?Në figurën e Ottos edhe në figurat që ai ka, unë kam përmbledh gjithë historinë 100-vjeçare të Shqipërisë. Kur flet për shitje territoresh i referohesh Ahmet Zogut, për bunkerët na kujtohet Enver Hoxha, që donte të mbronte pushtetin e tij me çdo kusht. Kur flasim për mbledhjen e hashashit kujtojmë qeveritë pas viteve ?90. Edhe kur flasim për dhënien e detit Greqisë, kujtojmë sërish qeveritë e tranzicionit, këtë që është edhe atë që ka qenë?, shprehet Çapaliku.

Recommended