Edhe Lleshaj si Besa Shahini | Lajme - News

  • 4 years ago
Pas Besa Shahinit një tjetër ministër deklaron se nuk do të jetë më në postin që mban, nëse Partia Socialiste merr një tjetër mandat. Është Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e deklaroi këtë nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave ?Shqiponja?.

?Nuk do jem i përhershëm në këtë post është e sigurt. Askush nuk është i përhershëm në një post?.

Nuk dihet nëse ky është një vendim personal i Sandër Lleshajt, apo një strategji elektorale e Partisë Socialiste për fushatën zgjedhore. Por ndryshe nga Besa Shahini, një ministre politikisht në hije, Sandër Lleshaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe u katapultua si drejtues politik i PS në Lezhë, duke dalë nga zyrat e kabinetit të Kryeministrit Rama, si këshilltar i tij për Çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Si figurë e lartë politike ai mendohej se do të kryesonte edhe listën e deputetëve socialistë për Lezhën në zgjedhjet e ardhshme, por socialistët pak ditë më parë morën vendimin për ta larguar si drejtues të qarkut dhe tani nuk dihet as nëse do të jetë pjesë e listës së deputetëve.

Deri tani, Partia Socialiste ka qëndruar larg komenteve të deklaratave të dy ministrave për të mos qenë pjesë e kabinetit të ardhshëm, nëse socialistët i fitojnë zgjedhjet.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/