Fiks Fare/ Bio-V: Pula me fekale?! Nuk i analizuam lëkurën

  • 4 years ago
Pas investigimit të emisionit Fiks Fare , që u trasmetuam për dy netë me radhë në ekranin e Top Channel, ka reaguar edhe laboratori BIO-V i cili nxori pulën e larë në ujin e ndotur të Lanës, pa ngarkesë bakteriale.
Në përgjjigjen që përgjegjësja e këtij laboratori dha për emisionin Fiks Fare tha se " Kemi marrë kampion muskulin e pulës", ndërkohë pyetjes së gazetares se përse nuk i janë bërë analizat pulës në tërësi, përgjegjësja anashkaloi disa herë pyetjen pa dhënë asnjë përgjigje.
E pyetur për prezencën e znj.Elvira Beli si analiste, ajo pranoi se Znj Beli punon në laboratorin BIO-V, por ka vajtur edhe si vlerësuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në këtë laborator.
Duke hedhur poshtë kështu përgjigjen që drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dha për Fiksin, ku mohonte që znj Beli ishte pjesë e organeve të vlerësimit të DPA-së.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended