Komisionet e qendrave te votimit gati per votimin neser - (30 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Në të gjithë vendin janë ngritur komisionet e qendrave të votimit, të cilat kanë marrë në dorëzim, listat e votuesve, fletët e votimit, si dhe materialet e tjera ndihmëse, për ngritjen e dhomave të fshehta, si dhe vendosjen e kutive të votimit. Sipas kodit elektoral, ditën e votimit, anëtarët e komisionit zgjedhor, mbërrijnë në qendrën e votimit në orën 6 të mëngjesit.

Në prani të anëtarëve dhe vëzhguesve vulosen kutitë e votimit dhe fletëvotimet. Procesi i votimit mbyllet në orën 18, ndërsa brenda 48 orëve shpallen rezultatet. Nënkryetari i komisionit zgjedhor, shfaq problemet e para të procedurave.

?Një problem shqetësues është se listat e qytetarëve, që do të votojnë kanë ardhur me shumë vonesë. Plus për listat plotësuese që janë në listat e dyta, nuk janë shumë të qarta problemet. Pra listat plotësuese do të kenë shumë probleme?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/