Vdes nga Covid nje i burgosur | Lajme - News

  • 4 years ago
Koronavirusi i ka marrë jetën një të burgosuri, duke shënuar viktimën e parë mes të dënuarve. Bëhet fjalë për 74-vjeçarin Çaush Banaj, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut të Tiranës, si pasojë edhe e sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese.

Banaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje, u infektua në burgun e Drenovës bashkë me 10 persona të tjerë. Dy prej tyre po marrin trajtim më të specializuar në spitalet Covid në kryeqytet, ndërsa 8 të tjerët ndodhen të izoluar në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

I boshatisur nga tërmeti i Shtatorit, ky burg po shndërrohet në një vendizolim për të dënuarit e burgjeve të tjera që preken nga Covid-i dhe paraqesin simptoma të lehta.

Nëse situata e tyre shëndetësore rëndohet, të burgosurit dërgohen në Spitalin e Burgut në Tiranë dhe në raste intubimi dhe reanimacioni, trajtohen tek spitali "Shefqet Ndroqi".

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/