'Mos më vrit, më fejoni dhe me sakat',si u zbulua skeleti i Eglantina Bucit e si e mashtroi i vëllai

  • 4 years ago
"Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat". Ishin këto fjalët e fundit të Eglantia Bucit të ekzekutuar vjeshtën e vitit 2012 mbi fshatin Feken pranë Malit me Gropa në Tiranë. Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit ku me një pistoletë dhe një plumb në distancë të afërt Shkëlzen Buci ka qëlluar ballë përballë të motrën e tij.