Ora News - Zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit, i penduari merr statusin e bashkëpunëtorit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Personi që zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit nga babai dhe vëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ai gjithashtu ka dhënë detaje për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela në vitin 2017.

Burimet saktësojnë se dëshmitari që ka zbardhur ngjarjen ka qenë vetë pjesëmarrës në të dyja ngjarjet.

Identiteti i tij mbahet i fshehtë pasi autoritetet i druhen një hakmarrje të mundshme.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23- vjeçaren Eglantina Buci.

Të qetë në dukje para trupit gjykues, ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Faik Buci, i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dhe Itali.

Ai ka thënë gjithashtu se vajza ka qenë e fejuar me një djalë nga Fushë Kruja.

Avokati që mbronte dy te pandehurit tha pas daljes nga gjykata se provat e prokurorisë janë të errëta, ndërsa e vetmja gjë që i implikonte të pandehurit ishte dëshmia në një tjetër proces nga i penduari, i afërm i familjes.

Me gjithë pretendimet e avokatit dhe mohimit të akuzës nga ana e të pandehurve, gjykata la në fuqi për babë e bir masën e sigurisë ?arrest me burg? deri në perfundim të hetimeve.

E reja dyshohet se është dërguar në Malin me Gropa nga dy të afërmit e saj, ku më pas është vrarë dhe groposur.

Vëllai i 23-vjeçares, Shkëlzen Buci, është duke vuajtur një tjetër dënim ne burgun e Fierit për atentatin ndaj Mishel Prelës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zbardhi-vrasjen-makaber-te-eglantina-bucit-i-penduari-merr-statusin-e-bashkepunetorit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp